Dita e sotme, është shoqëruar nga erëra të forta në Lezhë.

Si pasojë e kësaj situate, një kamion është përmbysur në superstradën Lezhë - Laç, pranë urës së Milotit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Kamioni me drejtues Burim Kuci me drejtim lëvizje nga Miloti për në Lezhë ishte i ngarkuar me polisterol.