Moti i keq/ Era e fortë thyen pemë e stola në Korçë! Njësitë administrative Dardhas dhe Trebinjë, pa drita që prej mbrëmjes së djeshme! Mungon energjia edhe në disa fshatra të Lezhës
Si pasoje e motit te keq, këtë mëngjes në të katër anët e qytetit të Korçës, rrugët ishin 'mbushur' me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara. Probleme janë shkaktuar edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa lagje të Korçës dhe në njësitë administrative në Dardhas dhe Trebinjë .
Redaksia 8 Tetor 2021, 10:50 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 20:56
Si pasoje e motit te keq, këtë mëngjes në të katër anët e qytetit të Korçës, rrugët ishin 'mbushur' me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara. Probleme janë shkaktuar edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa lagje të Korçës dhe në njësitë administrative në Dardhas të Pogradecit.
Në Korçë ka patur ndërprerje të energjisë për 3 - 4 orë ne zona të ndryshme të qytetit për shkak të këputjes së telave si pasoje e erës së fortë. Ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme, njësia administrative Trebinjë dhe njësia administrative Dardhas, vijojnë të mos kenë energji elektrike.
Deri tani nga moti i keq për fat te mire nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Probleme me furnizimin me energji elektrike ka patur edhe në disa zona në Lezhë. Si pasojë e erës së fortë, janë dëmtuar disa linja të energjisë elektrike dhe që prej mbrëmjes së djeshme fshatrat e njësisë administrative të Zejmenit kanë mbetur pa drita.
Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka përfshirë vendin tonë prej dy ditësh dhe sipas meteorologëve të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe në ditët në vijim.
Moti i keq me erë të fortë dëmton linjat e energjisë elektrike në Lezhë, pa drita që prej mbrëmjes së kaluar fshatrat në njësinë administrative të Zejmenit
Moti i keq me erë të fortë ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona në Lezhë. Si pasojë e erës së fortë, janë dëmtuar disa linja të energjisë elektrike dhe që prej mbrëmjes së djeshme fshatrat e njësisë administrative të Zejmenit kanë mbetur pa drita.
Grupet e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve, por nuk dihet se kur mund të rikthehet rryma.