BERLIN - Gjendja alarmante e përmbytjeve të mëdha vazhdon ende në Gjermaninë lindore, ku mijëra qytetarë vazhdojnë të largohen, për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Elba dhe Saale. Autoritet lajmëruan qytetarët për një “fundjavë dramatike”. Në Saksoni ende vazhdon gjendja e rënduar ku mijëra banorë kanë lënë shtëpitë e tyre duke u vendosur te të afërm ose miq apo në vendqëndrime të vëna në dispozicion të gjendjes alarmante.

Në Drezden, e cila është goditur rëndë gjatë ditëve të mëparshme, është kthyer energjia elektrike në në pjesë të qytetit ndërsa në tjetrën banorët vazhdojnë të jenë në errësirë. I njohur si "Firence në Elba", Dresdeni është një qytet historik dhe turizmi është burimi kryesor i të ardhurave të saj i cili ka pësuar humbje drastike nga përmbytjet e fundit.
Ndërsa në rajonin e Magdeburg-ut niveli i lumit Elba shënoi një rekord të ri prej 7.20 metra lartësi.

Deri tani autoritet thonë se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Gjermani në përmbytjet që përfshinë disa rajone në ditët e fundit. Ndërkaq edhe në Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki dhjetëra mijë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre nga përmbytjet masive dhe janë shënuar edhe disa viktima të tjerë si dhe humbjen e nëntë të tjerëve.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)|