Moti i keq godet edhe Britaninë
qindra fluturime të anuluara/ FOTO

Moti i keq godet edhe Britaninë<br />qindra fluturime të anuluara/ FOTO
Qindra udhëtarë janë përfshirë nga kaosi mëngjesin e sotëm në Britani teksa shumë fluturime ajrore janë urdhëruar të anulohen për shkak të mjegullave të dendura të cilat kanë përfshirë vendin.

Më shumë se 100 udhëtime janë shtyrë për një afat të papërcaktuar në ‘London Heathrow Airport’ në një kohë kur temperaturat kanë zbritur nën zero gradë celsius gjatë mbrëmjes.

Autoritet qeveritare kanë paralajmëruar banorët në periferi të kryeqytetit të tregohen të kujdesshëm pasi do të përballen me prezencë të madhe të akujve nëpër rrugë dhe mjegulla të dendura çka kufizojnë shikueshmërinë dhe mund të kthehen në rrezikshmëri të madhe për të gjitha llojet e transporteve.

Gjithashtu thirrje është bërë edhe për fëmijët apo personat e moshuar me probleme të mushkrive apo zemrës të shmangin aktivitet e panevojshme për shkak të nivelit të lartë të ndotjes në pjesën lindore të Londrës.

Vendi më i ftohtë sipas mediave britanike është rregjistruar në Katesbridge, në Irlandën e Veriut dhe në veri-perëndim të Londrës ku temperaturat kanë rënë deri -7 dhe -8 gradë celsius.

[gallery]20715[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot