Moti i keq godet Gjermaninë, stuhia e dëborës vret një person, dy të tjerë mbetën të plagosur! Në SHBA 5 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

Moti i keq ka goditur Gjermaninë, ku një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë u plagosën pasi erërat e forta shkulën pemët dhe shkaktuan kaos në trafik. Një burrë 58-vjeçar mbeti i vdekur pranë kryeqytetit Berlin kur një poster zgjedhor ra mbi të, teksa ecte me bashkëshorten e tij.

Rënia e pemës plagosi një këmbësor në qytetin verior të Bremenit, ndërsa një motoçiklist u plagos rëndë pasi u përplas me një pemë të rrëzuar.  Degët dhe pemët e rëna ndërprenë shërbimet e trenave në distanca të gjata të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në Gjermaninë veriore dhe lindore, veçanërisht midis Berlinit, Bremenit dhe Hamburgut.

Situata është kaotike edhe në Shtetet e Bashkuara, ku studio e dëborës ka paralizuar çdo aktivitet.  5 shtete shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa në disa zona të Masaçusets kanë parë deri në 75 cm borë. Gati 6,000 fluturime u anuluan gjatë fundjavës, dhe më shumë se 80,000 shtëpi në shtetin e Massachusetts ishin pa energji elektrike.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të udhëtojnë vetëm në raste urgjente, duke i këshilluar që, nëse bllokohen, të qëndrojnë brenda në automjet. Stuhia e fuqishme filloi të godasë bregdetin e vendit mëngjesin e së shtunës, ndërsa trashësia e doborës në shumë shtete përfshirë Nju Jorkun, kaloi shifra rekord.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës