Një valë e fortë e motit të keq po godet veriun e Italisë, ku deri më tani janë regjistruar 2 viktima në Toskanë, ndërsa 4 janë plagosur. Në të dy rastet ata janë goditur nga pemët gjatë stuhive të shkaktuara nga erërat e forta me shpejtësi mbi 140 kilometra në orë.
Situata është problematike edhe në Liguria dhe Emilia-Romagna, veçanërisht në provincat La Spezia, Ferrara dhe Modena dhe në Tigullio. Ekipet e emergjencave dhe zjarrfikëset kanë kryer deri më tani 130 ndërhyrje.
Rreth 100 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa mbrojtja civile po ngre një strehë ku ata të kalojnë natën.