Moti i keq, hapet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafe Thanë! Masivi shkëmbor bllokon rrugën Gjinar-Zavalinë, rënia e inerteve vështirëson kalimin në aksin Rrëshen-Kurbnesh

Moti i keq, hapet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafe Thanë! Masivi shkëmbor bllokon rrugën Gjinar-Zavalinë, rënia e inerteve vështirëson kalimin në aksin Rrëshen-Kurbnesh

Rruga Elbasan-Qafe Thanë dhe Rrëshen-Kurbnesh

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar edhe disa problematika në vend. Bëhet me dije se Aksi Elbasan-Qafe Thanë, në vendin e quajtur kthesat e Murrashit është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ky aks u bllokua totalisht mbrëmjen e djeshme për shkak të rënies së inerteve, por mëngjesin e sotëm është hapur, ndërsa qarkullimi i mjeteve po bëhet i kontrolluar për shkak se po punohet për pastrimin e inerteve të rëna.

Ndërkohë aksi rrugor Gjinar-Zavalinë, pranë fshatit Zavaline është bllokuar për shkak të një masivi shkëmbor i cili ka bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Problematika janë shkaktuar edhe në rrugën Rrëshen-Kurbnesh, ku rrëshqitja e gurëve ka vështirësua lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë po punohet për pastrimin e inerteve. Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë vendin prej dy ditësh tashmë, ndërsa të njëjtat kushte atmosferike do të jenë prezente dhe në ditët në vijim sipas meteorologëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Reshje të dendura dëbore, orteku bllokon rrugën në Theth (VIDEO)

Shqipëria është përfshirë nga moti me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Në veri të vendit, ku reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, raportohet se rruga Qafë Thore-Theth është e bllokuar aktualisht për shkak të rënies së një orteku.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?