Moti i keq izolon pjesë
të ndryshme të vendit

Moti i keq izolon pjesë <br />të ndryshme të vendit
Moti i keq me reshje bore dhe temperaturë disa gradë nën zero ka izoluar mijëra banorë e sidomos të zonave malore. Përsa i përket qarkut të Dibrës janë të bllokuara rrugët që të çojnë drejt disa komunave si për shembull Lurë, Sllovë, Kala e Dodës. Përveç izolimit për shkak të borës në këto fshatra mungon edhe energjia elektrike, për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik.Megjithatë në gjendje kritike mbetet komuna e Macukullit në Mat ku 30 banorëve u janë dëmtuar çatitë, si dhe është shkatërruar shkolla 9-vjeçare. Temperaturat në këtë zonë kanë arritur në minus 8 gradë. Më në veri të vendit në Kukës dhe Tropojë janë të bllokuara komunat Zapod , Shishtavec, Lekbibaj, Arren etj. Përsa i përket segmeneteve rrugore të bllokuara plotësisht janë Kukës-Shishtavec, dhe Kukës-Dibër. Ndërsa me zinxhirë është e kalueshme vetëm rruga e vjetër Kukës-Qafë Mali dhe Bajram Curri-Qafë Mali. Autostrada Durrës- Kukës nuk ka probleme ne qarkullim në asnjë segment te saj.Në pjesën juglindore të vendit janë të bllokuara fshatra në qarkun e Korçës si dhe komunat Lekas dhe Vithkuq. Në rrethin e Kolonjës të izoluara kanë mbetur komunat “Çlirim, Barmash dhe Novoselë. Ndërkohë, segmentet Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Vithkuq janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërsa rruga nacionale Korçe-Qafë Thanë dhe Korçë-Kapshticë janë të kalueshme pa ndihmën e zinxhirëve. Probleme janë verifikuar edhe në qarkun e Vlorës ku zona më problematike paraqitet qafa e Llogarasë ku megjithatë nuk ka probleme në qarkullim.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’