Një aksident me pasoja të pakta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Kopshtit Botanik. Makina tip ‘Benz’ si pasojë e rreshjeve të shumta, lagështirës nëpër rrugët e kryeqyetit dhe shpejtësisë, ka humbur kontrollin duke u përmbysur.
Nga aksidenti nuk janë regjistruar dëme të rënda përveçse atyre materiale. Tirana është konsideruar gjithashtu si territor i përshirë nga moti i keq me stuhi, breshër dhe dëborë duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Komento