Moti i keq ‘mbërthen’ Italinë, rrëzohen pemët, shkatërrohen makina e çati banesash (FOTO+VIDEO)

Një valë moti të keq ka përfshirë pjesën veriore të Italisë me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe përmbytje në disa zona

Varese rryma e ujit ka qenë aq e fortë sa ka rrëmbyer një burrë 38 vjeçar, i cili është shpallur i humbur kurse një vajzë 3 vjeçare ka humbur jetën. 

Janë me qindra ndërhyrjet e zjarrfikësve në Milano për të larguar ujin në banesa dhe pemët e rrëzuar. Në qytet era e fortë shkatërroi çatinë e një bujtine, miqtë e së cilët tashmë janë akomoduar në një vend tjetër.

Situata nuk pritet të përmirësohet në orët në vijim dhe për këtë arsye Mbrojtja Civile ka nxjerrë alarmin e kuq në pjesën qendrore të Lombardisë, të paktën deri sot.

 

Autoritetet lombarde njoftojnë se situata më e rënduar paraqitet në veri të Milanos, mes Sesto San Giovanni dhe Monzës. Në Kremoneze breshër me përmasa tepër të mëdha goditi zonat e Quattrocase, Fossacaprara e Roncadello.

Departamenti i Mbrojtjes Civile parashikon reshje të dendura dhe përmbytje të mundshme në Lombardi dhe për këtë arsye ka paralajmëruar banorët të tregohen të kujdesshëm. Alarm për përmbytje ka dhe në Friuli, Liguria e Toscana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë