Moti i keq ‘mbërthen’ SHBA-në! Tornado dhe stuhi, 6 të vdekur në Tenesi
Pamje nga shkatërrimi i banesave në Tenesi, SHBA
Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën disa pjesë të Tenesit të shtunën. Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet mbetën në errësirë kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA.
Tre nga rastet tragjike u raportuan në një periferi veriore të Nashville. Sipas BBC, dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim të zonës.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Joe Pitts, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë edhe të dielën.
“Ky është një lajm shkatërrues dhe zemrat tona janë thyer për familjet e atyre që humbën të dashurit. Qyteti është i gatshëm t’i ndihmojë ata në kohën e tyre të pikëllimit”, tha ai.
Po ashtu edhe 23 persona të tjerë në zonën përreth janë shtruar në spital, thanë autoritetet.
Pothuajse 60,000 njerëz mbetën pa energji elektrike, sipas poweroutage.us.
Videot e postuara në mediat sociale treguan makina të përmbysura dhe pemë të shkulura dhe pjesë banesash, të cilat janë shkatërruar si pasojë e stuhive. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime të shumta për tornado në Tenesi.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
47.7%
-
Ministrisë
47.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist
2 Korrik, 22:38
-
BE dhe SHBA i kërkojnë Serbisë të distancohet nga Rusia, pas vizitës së zëvendësit të Lavrovit
2 Korrik, 20:32
-
Ekspertët për pasojat e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi imunitetin e presidentit
2 Korrik, 20:00
-
SHBA, 2.3 miliardë të tjera ndihmë Ukrainës për armë dhe raketa
2 Korrik, 19:12
-
Blinken: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah
2 Korrik, 09:16
-
Aleati i Trumpit, Steve Bannon fillon vuajtjen e dënimit me burgim për shpërfillje
1 Korrik, 22:39
-
Vjosa Osmani: Dialogu i barabartë me Serbinë vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së
1 Korrik, 21:00
-
Gjykata e Lartë për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare
1 Korrik, 17:45
-
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për armëpushim
1 Korrik, 17:15
-
Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara
30 Qershor, 22:29
-
Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën
30 Qershor, 22:03
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11