Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës prej mëngjesit të kësaj të diele, ka sjellë problemet e para.

Një pemë është rrezuar në rrugën Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të lëvizjes. Gjithashtu era e forte ka dëmtuar edhe linjat elektrike, duke sjell mungesë energjie në disa zona, në fshatrat e Zadrimës, Balldrenit dhe disa fshatra të njësisë administrative Shëngjin.

Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve me qëllim rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.