Një pjesë e mire e territorit të vendit është përfshirë  këtë të hënë  nga një mot i keq me reshje intensive shiu që në disa zona është shoqëruar edhe me stuhi të fuqishme.

Kështu moti  i përkeqësuar, me  shi , erë të fortë  dhe me  shuëm dallgë  ka pezulluar gjatë ditës së sotme lundrimin detar  duke bërë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos nisej  drejt Italisë. OSHEE bën me dije se pasoja ka pasur dhe në rrjetin e energjisë elektrike. OSHEE njofton se disa qytete pa energji elektrike pasi  erërat e forta kanë dëmtuar fiderin 1, prej 10kV, duke lene pa energji elektrike disa zona të qytetit bregdetar si Llogaranë, Tragjas, Dukat i Ri dhe Dukat i Vjetër.

 

Punonjësi i OSHEE në Radhimë, Vlorë

OSHEE bën me dije se grupet e riparimit të avarive ndodhen në terren dhe në zonat ku ka probleme shumë shpejt do rikthehet energjia.

“Pamje te pak çasteve me parë, në Rradhime, Vlore, ererat e forta kane demtuar fiderin 1, prej 10kV,duke lene pa energji elektrike Llogarane, Tragjas, Dukat i Ri dhe Dukat i Vjeter. Pavaresisht kushteve te motit elektricistet tanë janë në krye të detyrës",  informon OSHEEE .