1763711511_seman.jpg

Vlorë ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës, ndërsa ekipet po punojnë për hapjen e rrugëve, mbrojtjen e banesave dhe rikthimin e energjisë, veçanërisht në Llogara dhe Konispol. Ditën e djeshme u evakuuan 7 familje në Novoselë dhe 3 pranë Urës së Mifolit.

Në bashkinë Sarandë, në monitorim është aksi Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ku ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati. Po ashtu, po punohet për të shmangur rrezikun në banesa në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë. Ministria thotë gjtihashtu se forcat në terren kanë bërë të mundur pastrimin e ujit në një banesë në Ksamil dhe në Metoq, ndërsa puna vijon në një banesë në fshatin Vrion ku ka prani të uji në një banesë.

Fier, 50–60 hektarë tokë janë nën ujë dhe një familje është evakuuar në Çerven, por situata në lumin Seman paraqitet pa rrezik për banesat. Ka prezencë uji në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj.

Korçë dhe zonat përreth Dërsnik e Bulgarec po bëhen devijime provizore të ujërave, ndërsa po pastrohen rrugët Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë, të dëmtuara nga gurët. Është ndërhyrë edhe në një banesë në Sheqeras. 

Berat vërehet rrezik i daljes së lumit Osum nga shtrati në lagjen Goricë, ndërsa në lagjen 28 nëntori është ndërhyrë nga UKT. Në Gjirokastër janë pastruar inertet në disa akse kryesore rrugore. 

Lezhë, në njësitë Shënkoll dhe Zejmen vijon rritja e nivelit të ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme dhe evakuime me varka. Në bashkinë e Mirditës, situata është stabilizuar, ndërsa vazhdon rehabilitimi i rrugëve.

Durrës, Krujë dhe Dibër situata është më e qetë, me punime për pastrimin e kanaleve, hapjen e rrugëve dhe rikthimin e energjisë.  Në Shkodër reshjet kanë qenë më intensive, me punime në disa zona për pastrim rrugësh. 


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit! Mbyllet argjinatura e çarë në Rrile të Lezhës, banorët evakuohen me gomone! Përmbyten banesa, një e zhdukur në Korçë