Moti i keq më reshje të dendura shiu dhe erëra të forta ka përfshirë të gjithë vendin tonë. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale Ministria e Mbrojtjes njofton se situata është qetësuar.
"Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.
![]()
Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki", thuhet në njoftim.
Ndërsa për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa vende Ministria e Mbrojtjes shprehet se ekipi i OSSH-së po punojnë për rikthimin e saj.
"Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki", thuhet më tej në njoftim.
Lajmi kryesor:
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
Komente











