1734961449_peshkarexhadurres.jpg

Një peshkarexhë është fundosur sot në basenin e portit të peshkimit në Durrës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se anija me emrin “Gimi & Geri” ka qenë e ankoruar në kalatë, por për shkak të motit të keq, është mbytur në basen.

Po ashtu  burimet informojnë se peshkarexha është në pronësi të një shtetasi nga Korça, por vitet e fundit nuk ka dalë në det dhe ka qëndruar e ankoruar në bankinë.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme