Moti i keq në Europë, dymbëdhjetë viktima në Portugali, Spanjë, Itali dhe Francë (VIDEO)

Moti i keq që ka përfshirë Europën, në dy ditët e fundit, ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Numri i vdekjeve nga stuhitë e forta Elsa dhe Fabian në Spanjë, Portugali, Francë dhe Itali është rritur në dhjetë, ndërsa rajoni u përfshi nga erëra të fuqishme të shoqëruara me përmbytje.

Në Spanjë dhe Portugali janë regjistruar 8 viktima, kryesisht prej rrëshqitjeve të dheut dhe daljes nga shtretërit të lumenjëve. Dy viktima prej motit ka patur edhe në Francë.

Rreshje të dendura dhe stuhi ka patur në të gjithë Italinë ndërsa autoritetet e Mbrojtjes Civile ‘ndezën’ alarmin portokalli në njëmbëdhjetë rajone. Nga moti i keq dje u regjistruan dy viktima, në Napoli dhe Caserta.

Një anije tregtare u bllokua në shkëmbinjtë e bregdetit të Sardenjës për shkak të një stuhie të dhunshme.

Përkundër kushteve të vështira të motit, personeli i Rojes Bregdetare arriti të shpëtojë dymbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit me ndihmën e një helikopteri.

Edhe Venecia ka qënë e frikësuar 48 orët e fundit për shkak rritjes së nivelit të ujit, lartësia e të cilit kapi shifrën e 150 cm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë