Moti i keq në Itali/ Alarm i kuq në Lombardi, stuhi në Liguria! Jugu digjet! Anulohen trenat me shpejtësi të lartë Milano - Paris

Italia vijon të jetë e përfshirë nga moti i keq. Meteorologët kanë parashikuar për sot alarmin e kuq për Lombardinë dhe portokalli në gjashtë rajone të tjera.

Mbrëmjen e djeshme një stuhi e fortë goditi Ligurinë. Në Xhenova, 80 milimetra ujë ranë në gjashtëdhjetë minuta ndërsa përmbytje pati në të gjithë qytetin: nga stacioni Principe në zonat qendrore si dhe nënkalime të mbyllura

Për shkak të rrufeve edhe sistemet hekurudhore në Novi Ligure patën probleme, ndërprerje të linjës Torino-Genova dhe disa trena u detyruar të ndalonin.

Alarmi portokalli është në Friuli Venezia Giulia, Liguria, Provinca e Bolzanos, Toskana dhe Veneto. Paralajmërimi është i verdhë në Abruzzo perëndimore, Campania, pjesë e Emilia-Romagna, Toscana, Veneto dhe Piemonte, në Lazio, pjesë e Molise, Provinca e Trentos, por edhe në Sardenja, në Umbria dhe në Valle d' Aosta.

Dhe ndërsa Veriu i Italisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, jugu digjet: Aeroporti i Trapanit u mbyll për katër orë dje për shkak të zjarreve. Në Scopello sërish për shkak të zjarreve janë evakuuar 400 turistë.

Në Francë, hekurudha ndërkombëtare u ndërpre për shkak të rrëshqitjes së dheut në Saint-Andrè en Savoie, jo shumë larg tunelit Frejus, në luginën Maurienne.

Gurët dhe mbetjet e shkëputura nga një kreshtë mali, shkaktoi edhe ndërprerjen e pjesshme të autostradës në jug. Janë anuluar edhe trenat me shpejtësi të lartë Milano-Modane-Paris

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim