Moti i keq në Itali/ Shtyhen me 8 orë lundrimet nga Durrësi në Bari

Moti i keq në Itali/ Shtyhen me 8 orë lundrimet nga Durrësi në Bari

Anulohen lundrimet e parashikuara nga Durrësi drejt Barit. Shkak është bërë moti i keq dhe mbyllja e përkohshme e portit të Barit në Itali. Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës jep raportimin për orën 20:00 se si paraqitet situata si pasojë e motit të keq.

"Moti i keq ka vijuar të shkaktojë probleme në disa akse rrugore në veri të vendit, si dhe në linjat e transportit detar nga Porti i Durrësit. Ndërkohë që janë riparuar pjesa më e madhe e defekteve dhe problemeve në sistemin elektrik dhe është rikthyer furnizimin normal me energji për banorët e këtyre zonave. Strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e varësisë së saj vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë. Situata e përditësuar me të dhënat e orës 20:00 paraqitet si më poshtë:

ARRSH
Rajoni Verior
Vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Tropojë, ku janë regjistruar edhe problemet më të mëdha. Të gjitha akset e rajonit verior jane të qarkullueshme. I vetmi aks rrugor ku për arsye sigurie është bllokuar momentalisht qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri - Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Nuk lejohet kalimi i mjeteve të rënda pasi ka dëmtime të asfaltit. 

Pritet pushimi i reshjeve për të ndërhyrë me mbushjet atje ku ka dëmtime. Edhe në Qafë Mali - Fierzë po punohet me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës pasi vijojnë reshjet. Ka probleme të vogla në akset e qarkut Kukës si në Kukës - Krumë, Kukës - Bushtricë,  Kukës - Shishtavec me rrëshqitje aluvionesh, por pa problem për qarkullimin rrugor.  Në të gjithë akset e tjerë të rajonit brigadat e mirëmbajtjes janë në terren duke bërë pastrime nga rënia e aluvioneve në rrugë.

Rajoni Qendror
Aktualisht në rajonin qendror nuk ka prezencë të reshjeve të shiut. Qarkullimi i mjeteve është i vazhdueshëm në çdo aks. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo rast.

Rajoni Jugor
Ne rajonin jugor moti drejt përmirësimit. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situates.

OSHEE
Aktualisht janë 14 fidera jashtë pune. 96% e avarive në zona rurale, malore. Jashtë pune janë 2 Nst Gropaj (Kukës) dhe Hysgjokaj (Berat). Po punohet nga grupet e Tensionit të Lartë. Situata paraqitet e përmirësuar në masën 80%, krahasuar me gjendjen kritike të paradite Po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet, kurse në pjesë të tjera kanë defekte në sektorin TU (tensioni i Mesëm) Të gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksionim. Të gjitha linjat e tensionit 35kV punojnë në kapacitet të plotë. 

Portet Detare
Për arsye të mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe kthim, do të nisën në orën 07:00 të mëngjesit të datës 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme. Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.Situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale. Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 7 familje të bllokuara në Tropojë, prishen rrugë, shtëpi e toka! Dëmtohen ura, rezervuarët të tejmbushur! S’ka drita në Iballë dhe Fierzë! Durrësi 2 ditë pa ujë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë