Moti i keq i Italisë 'vjen' në Shqipëri/ Meteorologu për Report Tv: Java do të ketë reshje shiu! Ja nëse parashikohet borë në fundvit

TIRANË- Kjo javë do të karakterizohet me reshje të dendura të shiut, të cilat kulmin do ta kenë mbrëmjen e së dielës deri të hënën në mesditë. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje telefonike për Report Tv, ka dhënë me detaje se është parashikimi i motit në ditët në vijim.

"Pritet që nga orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe nesër do jenë me reshje shiu me intensitet mesatar, në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, kryesisht në verilindje, por pjesa e dytë e ditës së hënë sjellë një përmirësim në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë vendin. Dita e martë sjell kryesisht një mot të qëndrueshëm, kurse e mërkura dhe enjtja sjellin shira me intesitet mesatar, ndërsa në zona malore do të ketë reshje të pakta dëbore. E premtja dhe fundjava do të sjellë një përmirësim. Mëngjesi i ditës së hënë, pritet të ketë reshje me intesitet mesatar, kryesisht në zonën në zonën Perëndimore", tha meteorologu për Report Tv.

Por a do të ketë dëborë në fundvit? Një opsion i tillë, sipas meteorologut nuk përjashtohet, edhe pse është ende herët për të dalë në një përfundim. Ai shtoi se ky muaj do të jetë kryesisht i lagësht.

"Dhjetori parashikohet një mot i lagësht, deri nga data 12, më pas deri nga data 16 do kemi një mot të kthjellët dhe të ftohtë, kurse pjesa tjetër do të sjellë reshje shiu, reshje dëbore do të jenë më të dukshme në zonat malore. Eksiton mundësia që të ketë reshje shiu dhe dëbore në fundvit, por është ende herët për të parashikuar zonat se ku do të kenë dëborë. Në pjesën e dytë të dhjetorit, do jemi shumë afër vlerave minimale. Maksimumi në zonat malore do të shkojë jo më shumë se 5-6 gradë celsius, ndërsa në Ultësirën perëndimore nuk shkojnë më shumë 15-16 gradë celsius", përfundoi Osmani.  

Moti i keq "ka pushtuar" Italinë Veriore prej dy ditësh, për pasojë janë bllokuar rrugë dhe hekurudha, teksa në Veneto është rrëzuar ura, por fatmirësisht 3 punonjës kanë shpëtuar. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 06/12/2020 20:46

    "Eksiton mundesia"??? Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren