Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)

Moti i keq ka përfshirë edhe të gjithë qarkun e Korçës gjatë ditës së sotme (23 Dhjetor), duke krijuar edhe problematika të ndryshme për shkak të borë ssë rënë dhe temperaturave shumë të ulëta.

Duke qenë se territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore, shërbimet e Policisë njoftuan se “janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje”.

Gjithashtu u dha edhe një informacion për situatën. 

Akset rrugore “Boboshticë-Dardhë”, “Voskop-Voskopojë”, “Zvezdë-Pustec-Dogana Giricë, Korçë-Vithkuq” dhe “Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik”, janë të kalueshme, pavarësisht se ka prezencë të dëborës. 

Borëpastrueset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa problem në të gjitha akset rrugore.

Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, ‘që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet e tyre, ndërsa në raste emergjence të kërkojnë ndihmën e Policisë në numrin 129”.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne

Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne