Moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar deri tani pesë viktima. Në mesin e viktimave ishin një grua dhe vajza e saj 14-vjeçare, vetura e të cilave u ndesh me një kamion të madh.
Ngricat nëpër rrugë kanë shkkaktuar shumë aksidente edhe me pasojë të plagosur. Autoritetet e Missourit kanë pritur më shumë se tre mijë thirrje për ndihmë.
Trashësia e dëborës arrin në 30 cm, ndërsa zonat më të prekura krahas Missourit janë Kansas, Nebraska, Iowan, Illinoisi dhe Indiana.
Gjatë të shtunës janë shënuar mbi 700 aksidente dhe 1300 vetura kanë dalë nga rruga.