Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën

Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën

Nga përmbytjet në SHBA

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në shtetin e Kentakit, tha të dielën guvernatori Andy Beshear. Stuhitë e fuqishme dhe rrëketë e ujit mbuluan rrugët dhe shkaktuan përmbytje duke detyruar evakuimin e njerëzve të bllokuar.

Guvernatori Beshear tha se shumë nga vdekjet, përfshirë një nënë dhe fëmijën e saj 7-vjeçar, u shkaktuan nga bllokimi i makinave në rrugët e përmbytura. Ai tha se ende vazhdojnë operacionet e shpëtimit ndërsa është ndërprerë energjia elektrike për rreth 39,000 shtëpi, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta mund të dëmtojnë rrjetin elektrik.

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përjetojnë një tjetër valë moti të ashpër dimëror me shira të rrëmbyet që kanë shkaktuar përmbytje.

Një nënë dhe fëmija i saj 7-vjeçar u humbën jetën në Kentaki kur makina me të cilën udhëtonin u bllokua nga niveli i lartë i ujit në qarkun Hart. Në pjesën juglindore të Kentakit, një 73-vjeçar u gjet i vdekur në ujërat që përmbytën qarkun Clay, njoftuan zyrtarët.

Temperatura të acarta, rreth -30 gradë Celsius përfshijnë pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara pranë kufirit me Kanadanë. Në Dakota dhe Minesota pritet që temperaturat të bien mes -40 gradë Celsius dhe – 45.6 gradë Celsius.

Po ashtu priten reshje të dendura dëbore në pjesën verilindore të Nju Jorkut ndërsa shpejtësia e erës mund të shkojë deri në 97 km në orë. /VOA/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Besimtarët myslimanë në Elbasan falin namazin për Fitër Bajramin, qindra qytetarë mblidhen në qendër të qytetit

Besimtarët myslimanë në Elbasan falin namazin për Fitër Bajramin, qindra qytetarë mblidhen në qendër të qytetit