I gjithë vendi ‘pushtohet’ nga moti i keq, reshjet e shiut largojnë pushuesit nga zonat bregdetare

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, mesditën e sotme kanë nisur reshjet e shiut shoqëruar me erë të fortë në zonat bregdetare. Stuhia e verës ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhet, ndërsa është shoqëruar me trafik në rrugët e qytetit të Vlorës.

E njëjta situatë është në plazhet e Divjakës dhe Darëzezës në Fier ku prej mesditës së sotme fryn ere e fortë, ndërsa pushuesit janë larguar me shpejtësi. Moti i keq me stuhi dhe reshje ka përfshirë dhe veriun e vendit. Report Tv sjell pamjet nga Lezha dhe Shkodra, ku shihte se janë boshatisur plazhet në Shëngjin e Velipojë.

Çadrat dhe shezlonget jane mbyllur dhe pushuesit janë larguar per në banesa apo hoteleri. Ndërkohë nga njësitë hoteliere raportohet një numër minimal prenotimesh për fundjavën.

Lajm ne përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Moti i keq në Sarandë, era e fortë shkul shezlongët e çadrat në plazhin e Ksamilit (VIDEO)

 

Reshje shiu dhe me stuhi kanë përfshirë vendin ditën e sotme. Në Sarandë era e fortë ka shkatërruar zonat e pushimit në plazh. Në zonën e Ksamilit siç shihet edhe nga kjo pamje, era ka shkulur nga vendi shelongët dhe çadrat të cilat kanë përfunduar në det.

Ora 13:19
Moti i keq prek edhe plazhin e  Divjakës, stuhia e erës largon pushuesit (VIDEO)

 

Moti i keq ka prekur edhe zonën e Divjakës ku stuhia e erës ka bërë që pushuesit të largohen menjëherë nga plazhi.

Rëra ka mbuluar hapësirën e gjerë duke bërë të pamundur qëndrimin në plazh. Pushuesit janë larguar menjëherë nga plazhi, pasi stuhia ka ngritur çadrat dhe shezlkongët. Gjithë dita e sotme është parashikuar mot i keq me shi dhe stuhi . Ndërkohë që në Lushnjë dhe në zonat rurale era ka qenë e fortë e shoqëruar me stuhi por që deri më tani nuk raportohen dëme,pasi fermerët i kanë marrë masat për të ruajtur serat dhe prodhimet e tyre në fushë të hapur.

Ora 12:56
Moti i keq në Fier, 'braktiset' plazhi i Darzezës nga pushuesit (VIDEO)

 

Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë edhe qytetin e Fierit. Shiu i dendur ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhi i Darzezës.

Ora 12:16
Reshje të dendura shiu në Vlorë, pushuesit largohen nga plazhet! Krijohet trafik në Lungomare

 

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar prej orës 11:00 të mesditës kanë larguar pushuesit vendas por edhe turistë e huaj nga plazhi në qytetin e Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi. Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët ti mbyllin dhe ti sigurojnë nga era e fortë bregdetare e cila vijon prej disa orësh në bregdet.

Largimi i pushuesve dhe turistëve ka shkaktuar trafik në rrugët e qytetit të Vlorës sidomos në segmentet dalëse të qytetit. Trafiku dhe qarkullimi i rënduar i automjeteve fillon që në shëtitoren Lungomare dhe vazhdon më pas në rrugën Transballkanike dhe në pjesën lidhëse të kësaj të fundit me autostradën Levan Vlorë. Ndërkohë nga njësitë hoteliere raportohet një numër minimal prenotimesh ditën e sotme në qytet, si rrjedhojë e kohës së keqe.

Prenotime momentale për fundjavën e cila pritej të ishte frymëmarrje për turizmin, nuk i kalojnë shifrat e 20 %, teksa këto prenotime janë nga shtetasit e huaj të cilët kanë prenotuar ditë më parë. Vendasi dhe pushuesit e ardhur nga qytete të ndryshme kanë zgjedhur që të anulojnë një pjesë të prenotimeve ose ti shtyjnë këto të fundit, si rrjedhojë e kohës së keqe.

Ora 07:47
Bien temperaturat deri në 20 gradë celsius, nga pasditja reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin me aktivitet kryesor në mesditë.

Temperaturat në mëngjes do te luhaten 16-20 gradë, në mesditës do të zbresin duke luhatur 22°C deri në 29°C.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 15 -18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së