Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Me anë të një njoftimi policia tregon se akset më problematike janë akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër.

Ndërkohë ka vështirësi në qarkullim edhe në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër.

Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë”, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës.

Blutë theksojnë gjithashtu se automjetet në akset rrugore në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës duhet të kalojnë me zinxhirë, shoferët të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Ndërkohë borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme