Mot i keq në Vlorë e Durrës/ Pezullohen lundrimet, shkak era e fortë (VIDEO)

Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka bërë trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos niset sot drejt Italisë. Kjo pasi për shkak të motit fuqia e erës do shtohet gjatë orëve në vijim.

Në det të hapur do të kapet fuqia deri në 9 balle, lartësia e dallgës do të shkojë deri në 5 metra, ndërsa shpejtësia e erës arrin deri në 15-20 m/s. Një mot i tillë sjell dhe paralizimin e lundrimit në det të mjeteve lundruese.

Për banorët e qytetit një paralajmërim ka ardhur edhe nga Bashkia e Vlorës, e cila i ka kërkua ratyre që të rrinë larg objekteve të pasigurta në lartësi pranë objekteve të tyre të banimit.

Sa i përket gjendjes në portin e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka informuar lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare për erëra të forta me shpejtësi që arrin deri 20 m/s. Ndërsa deti do të arrijë forcën 7-8 ballë.

Për shkak të motit, peshkarexhave dhe anijeve të tonazhit të vogël iu është pezulluar lundrimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi