Moti i keq, Nishani:
Gjendja drejt përkeqësimit

Moti i keq, Nishani: <br />Gjendja drejt përkeqësimit
TIRANË – Disa ditë pas situatës së rënduar në vend për shkak të motit të keq qeveria ngre komitetin e emergjencave.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e rradhës së qeverisë e cilësoi problematike situatën në vend, sidomos në zonat veriore e verilindore. Ai lajmëori ngritjen e komitetit, i cili do të kryesohet nga ministri i brendshëm Nishani.
“ Krijohet komiteti qeveritar për përballimin e emergjencës nga bora, Ministri i brendshëm e kryeson, por në të janë edhe ministritë e linjës. Kërkohen ndërhuyrje intensive në të gjitha akset kombëtare. Duhet tu vijmë në ndihmë të gjithë banorëve të bllokuar. Parashikohen ditë me reshje bore në vazhdim”, tha kryeministri.

NISHANI NE KOMITETIN E EMERGJENCAVE
"Në bazë të situatës së krijuar për shkak të motit të vështirë, Kryeministri ka emëruar ngritjen e një shtabi për emergjencat, me përbërje të Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendëshëm, Ministrit Shëndetësisë, Ministrit të Mjedist, Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve dhe shumë të tjerëve.

Në bazë të urdhrit të kryeministrit mbajmë takimin e parë të këtij grupi që do të jetë aktiv 24 orë në 24.

Situata parashikohet të vështirësohet edhe më shumë. Do dëshiroja të nisnim me planin paraprak të veprimit, duke nisur me cështjen e monitorimit të situatës, e cila përbën thelbin e situatave që mund të përballim. Në krye do jetë drejtoria e emergjencave civile.

Në bazë të ligjit dhe informacionit që kemi në bazë të drejtorisë së emergjencave civile do përballim dhe shmangim situatat kritike.

Duhet të rritet gatishmëria e forcave të ndërhyrjes së shpejtë për të përballur me rastet më emergjente. Komiteti mblidhet për të drejtuar veprimet operacionale që do të kryen në terren nga të gjitha njësitë që ky komitet do të ngarkojë.

Do bashkëpunojmë me komunat kryetarët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive të vendeve që përballen me emergjencat.

Do vihen në dispozicion për zhbllokim e rrugëve 5 borë pastruese, në akset rrugore më të vështira. Do vihen në dispozicion edhe helikopterë.

Furnizmi me energji elektrike është një nga prioritet kryesore që nevojitet të sjellim, duke i kërkuar kompanisë CEZ të ofrojë shërbim të pandërprerë" u shpreh Nishani.

GRIPI
Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë së epidemia e gripit në Shqipëri duhet të shihet me shumë prioritet.
“Vëmendje e veçantë të dëshmohet ndaj epidemisë së gripit. Rastet janë në shtim. Nuk di të them ende nëse është epidemi por ministria e shëndetësisë do të shtojë masat për popullatën”, tha Berisha.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë