Si pasojë e motit të keq, është rënduar situata ne qarkun e Shkodrës. Administratori i Njësisë Ana e Malit, Arben Ceni ka folur për situatën në Obot. Situata e përmbytjeve është vështirësuar, moti i keq nuk lejon lëvizjen e mjeteve lundruese. Ceni e ka cilësuar vizitën e ministres Xhaçka dhe Bushati si një show politik. Ai thotë që banorët kanë 3 ditë që janë braktisur dhe lëvizja e tyre nuk bëhet as me mjete lundruese pasi duhen varka më të larta.
Ceni i ka cilësuar postimet e kryeministrit Rama në Facebook si qesharake.
“Shkodra një Katalonjë, kemi resurse mjaftueshëm, Rama të merret me Osumin e Vjosën, Edi Rama se nese e ka braktisur qytetin e Shkodrës, ne si banorë të marrim autonominë.”,
![]()
Arben Ceni, administratori i Njësisë Ana e Malit.
Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me ministrin Ditmir Bushati kanë shkuar në zonën e Dajçit. Janë takuar me deputetin e partisë Demokratike Romeo Gurakuqi.
Gurakuqi ka kërkuar prezencë të shtetit në zonat e përmbytura dhe sigurimin e bazës ushqimore.
Ministri Bushati dhe ministrja Xhaçka kanë deklaruar se të gjtha strukturat e shtetit janë në gadishmëri për të përballuar situatën.

Gjendesh pranë vendngjarjes?
Na ndihmo për ta bëre më të plotë këtë lajm në Shqiptarja.com dhe Report TV, duke na dërguar dëshminë tënde dhe informacionet e tua.
- Dërgo një e-mail në [email protected]
- Na telefono dhe fol me gazetarët tanë në +355696007772
- Dergo një mesazh, nje foto apo një video me Whatsapp në +355697004331
- Ose ploteso formularin e mëposhtëm:
