Shqipëria vijon të përfshihet nga moti i keq edhe këtë të enjte. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e dendura të shiut, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhër për evakuim në fshatin Ferras në Fier dhe Sukth e Katund i Ri në Durrës.

Sipas ministrisë, evakuimi do të kryhet pasi përmbytjet rrezikojnë jetën e këtyre banorëve.

Më herët, urdhër për evakuim u dha për banorët e Novoselës.

Në Durrës, u shënua viktima e parë nga përmbytjet. 54-vjeçari Astrit Hysenaj është mbytur në një kanal kullues dhe trupi i tij u gjet nga polumbarët e Reneas.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Viktima e parë, 54-vjeçari humb jetën në Durrës! Evakuime në Katund të Ri, Sukth dhe 3 fshatra të Fierit e Vlorës (VIDEO)