Situata nga moti i keq preku edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, të vetmen portë hyrëse dhe dalëse ajrore të vendit.

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi bëri me dije se pesë avionë që pritej të uleshin në Rinas janë devijuar drejt aeroporteve alternative për shkak të vështirësive në ulje. Nisjet nga aeroporti vijojnë normalisht.

Ndërkohë, në Portin e Durrësit reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave. Tragetet kanë mbërritur në orar, ndërsa përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht.