Moti i keq- Përmbytje në Fier dhe Durrës, reshje bore në veri

/ATSH/- Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Fierit dhe Durrësit.

Në Fier lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij. Lagjet e përmbytura deri tani në Fier janë '1 Maji' dhe 'Konferenca e Pezës'. Ndërkohë që institucionet e linjës po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.

Mbrëmjen e kaluar edhe në qytetin e Durrësit, uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet nr. 14, nr. 17, nr. 18, në afërsi të stacionit të trenit dhe në zonën e ish-kënetës.
Ndërkohë në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Aktualisht trashësia e borës në qytetet e Kukësit dhe Krumës është 20 cm, ndërkohë që në zonat malore ka arritur në 45 cm.

Tropoja ka më pak reshje, ndërsa burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftuan se, për shkak të rrëshqitjes së një masivi shkëmbor, rruga e Kombit është e kalueshme vetëm në një korsi.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan