Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
Sipas njoftimit zyrtar, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 17 maj.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj janë marrë disa masa për ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet e vogla lundrues edhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Për pasojë është ndaluar dhënia e leje- nisjeve gjatë datave 16-17 maj. Gjithashtu janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve.
Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.