Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet

Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të së mërkurës, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

Sipas të dhenave zyrtare forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë,  me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Ndërkohë referuar parashikimeve për reshje shiu, me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona.

Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.

“Bashkia Lezhë ju informon  se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona. Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Qytetarët këshillohen:

Të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve.

Të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Rrebeshet dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, jashtë funksionit 2 pavijone! Pacientët evakuohen gjatë natës (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën