Moti i keq, Pipero: Sistemi
shëndetësor në gadishmëri

Moti i keq, Pipero: Sistemi<br />shëndetësor në gadishmëri
TIRANE- Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë deklaron se situata shëndetësore paraqitet nën kontroll edhe pse shumë zona në veri janë të bllokuara çka ka vështirësuar komunikimin e qytetarëve me sistemin shëndetësor

“Të gjitha qëndrat shëndetësore janë të pajisura me medikamentet dhe ka personelin e nevojshëm. Urdhri Ministrit Vasili është që shërbimi shëndetësorë të punojë 24 orë. Do të shfrytëzohen jo vetëm rrugët tokësore por edhe ato ajore” theksoi Pipero. Ai shtoi se janë vënë në gadishmëri dhe helikopterë dhe pranë ministrisë së Shëndetësisë do të krijohet një tjetër rezervë për të përballuar cdo situatë emergjente.

Pipero këshillon qytetarët që të bëjnë kujdes nga virozat, të cilat janë më të ndjeshme për shkak dhe të temperaturave të ulëta. Pipero këshillon qytetarët të vishen ngrohtë dhe të evitojnë daljet e tepërta.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë