Moti i keq, PS: Situata në vend
e pandryshua

Moti i keq, PS: Situata në vend<br />e pandryshua
TIRANË - Në konferencën e dytë për shtyp, pas ditës së djeshme lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës, Partia Socialiste nuk sheh asnjë përmirësim të situatës. Deputetja e kësaj partie, Olta Xhaçka në një panoramë të situatës ka theksuar se vazhdon bllokimi i shumë fshatrave në veri dhe veri-lindje të vendit, ndërsa ka shtuar se mungesa e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve shëndetësore po kthehet gjithnjë e më tepër në një problem shqetësues, për të cilin qeveria po bën veshin e shurdhër. Në bazë të raportimeve të saj situate është si vijon:
-Gjendje të vështirë në Martanesh, Trebisht, Ostren
-Në malësi të madhe po vështirësohet situata
-Ndërprerje energjie ne shume fshatra
-Komuna Fierzë- Pukë është e izoluar totalisht
-Në komunën Kurvelesh po vështirësohet situata
-Në komunën Zerqan mungon shërbimi shëndetësor
-Fshatrat përreth qytetit të Bulzizës të bllokuar
-Në rrethin Devoll situatë e vështirë, mungesë energjigje dhe nevoja për ushqime
-Situatë e rënduar në të gjitha komunat e Kolonjës
-Në komunën Dardhas 7 fshatra të bllokuar, vendi në prag katastrofe si dhe e pranishme mungesa e energjisë

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore