Njëri nga komentuesit i shkruan Ramës se nuk është momenti për tallje, por të merret me hallet e njerëzve, varfëria dhe i ftohti.
Por, përgjigja e kryeministrit ka qenë e menjëhershme duke i thënë se kjo nuk është tallje, por realiteti i dhimbshëm opozitar.
"S'ka asnjë tallje këtu, ky është realiteti i dhimbshëm opozitar! Sa për vendin mos u shqetëso ti se vendi ka zot" shkruan Rama.
Basha nga Kukësi deklaroi dje se ngrohja dhe problemet me energjinë elektrike janë halle të mëdha që janë ngritur nga të gjithë qytetarët, të majtë, të djathtë, pa dallim.
Por, Rama përmes një statusi ironizoi duke u shprehur se "Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë".
Përgjigja e Ramës për Bashën
Debati me komentuesit në Facebook
dy.b/shqiptarja.com