Moti i keq, Rama: Shteti përpjekje
pa pushim në ndihmë të njerëzve

Moti i keq, Rama: Shteti përpjekje<br />pa pushim në ndihmë të njerëzve
Kryeministri Edi Rama ka replikuar dhe shkëmbyer batuta dje me ndjekësit e tij në Facebook, mbi motin e keq dhe rolin e Lulzim Bashës në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Kryeministri u tha komentuesve se shteti është në këmbë për të bërë përpjekjet maksimale në ndihmë të njerëzve.

Mark Laska: Mundohu të ndihmosh popullin në këto ditë të vështira. Se pikturat nuk u japin me hangër në këto ditë dimri të vështira.

Edi Rama: Mark, nuk pengojnë njëra-tjetrën këto punë e para dhe e dyta, kush ka sy për të parë e veshë për të dëgjuar e sheh dhe e dëgjon vetë përpjekjen pa pushim që po bëhet në ndihmë të njerëzve!

Mark Laska: Edhe pengojnë sepse shumë kanë vështirësi të mëdha ekonomike edhe ato para që shërbejnë për ekspozitën mund tu shkojnë në ndihmë. Plus është një lagje në Durrës Porto Romane besoj se duhet të kaloni ndonjëherë atje edhe shihe në çfarë gjendjeje është vend grumbullimi i plehrave të Durrësit edhe është 6 kilometra nga qendra e Durrësit. Asgjë s’është bërë për ta pastruar edhe rehabilituar.

Edi Rama: Mark Laska, më fal, por po flasim gjëra krejt të ndryshme, megjithatë, edhe njëherë po ta shpjegoj se nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën këto sy tematika dhe ideja se paratë e kulturës duhet të shkojnë për ndihmë ekonomike, është krejt e pavend!

Sepse e para kultura në Shqipëri, po jo vetëm është e nën financuar dhe nuk ka para me bollëk, përkundrazi, i ka me pikatore. E dyta, varfëria nuk luftohet duke asgjësuar kulturën po edhe duke e ushqyer kulturën, sado e çuditshme mund të të duket ty kjo, por s'është vendi për ta shpjeguar.

E treta, që ka lidhje me të parën, një nga shumë arsyet e sekëlldisë sonë shumëvjeçare ekonomike e sociale, është padyshim është rrënimi i botës e jetës sonë kulturore! Kaq për sot.

Sa për vendgrumbullimin e plehrave nuk e kuptoj çfarë lidhje kishte me bisedën tonë, po sido qoftë po të them se për mjedisin kemi bërë në këto tre vjet e ca aq sa nuk është bërë në 25 vjet bashkë! Me fakte, jo me llafe.

Adriatik Veçani: Sa % e popullsisë kanë mundësinë t’i shikojnë këto vepra arti? Ti je kryeministri më punëtor këto vite, por kjo nuk duhet të bëjë të ndihesh rehat kur 90% e popullit ndihet i kërcënuar për bukën e gojës. Prandaj dil më shpesh në popull të kuptosh realitetin e hidhur z. kryeministër.

Edi Rama: Sikur në Shqipëri të ishte 90% e popullit i kërcënuar nga buka e gojës, nuk do rriteshin as ekonomia, as eksportet dhe as konsumi e me radhë... Patjetër ka varfëri, patjetër ka familje që mezi i'a dalin, po Shqipëria nuk është aspak një vend i kërcënuar nga uria e para dhe e dyta realitetin për shkak të detyrës e shoh dhe e lexoj shumë më tepër e shumë më në detaje, se sa kushdo që ma kërkon këtë.

Erion Zacaj: Hahahahahahahhaahahahha, po lene bulevardin po dje hipa në tram nga Kinostudio deri në Kombinat, mos e bëfsh pikën e hajrit ti mer Lulzim Basha në jetën tate si vune Tironës dy kapakë pusete.

Edi Rama: Pusetat i bëri të gjitha të reja ai po i rrëmbyen për të mbjellë drogë në vrimat që hapi krimi gjithandej nëpër Tiranë.

Alex Manari: Ky është njeriu më i neveritshëm që ekziston në Shqipëri… (pas Berishës), vetëm mashtrime e vrasje bëri ky kur ishte në pushtet…

Edi Rama: Shshshshsht... Lulëzimi po fle.

Ben Demiraj: Është famoz, për sensin e humorizmit që ka, beato lui..e la zili edhe pinoku..

Edi Rama: Pinoku e ka zili se Pinoku i shkretë gënjente me fjalë po jo me inaugurime.

Toni Toni: Zoti kryeministër jemi krenarë për punën tuaj. Këta të PD e kanë humbur busullën si Xhaferri simiten .... plerat.

Edi Rama: Simitja e Xhaferrit punë e madhe, po partia që lindi nga shpresa e Shqipërisë Europiane që u katandis me një shitës ajri në krye thuaj.

Eduard Peposhi: Përshëndetje Z. Rama, Luli është i "veprave" dhe jo i fjalëve !!! Sa herë vij nga Frankfurt në Tiranë hipi në Tramvajet e Lulit !!! Bravo, vazhdoni kështu, populli është me Ju.

Edi Rama: Tramvajin e bëri nuk i themi dot jo, se po i'a thamë do na thotë e zhduku krimi dhe dalim zbuluar.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!