Reshje të dendura shiu në gjithë vendin! Shtrëngatë në Tiranë! Në Vlorë e Durrës lagje nën ujë! Mirditë përroi Zmejës përmbyti disa banesa! (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin që në orët e para të mëngjesit të sotëm, (8 nentor) krijuan problematika.

Tirana u zgjua me shtrëngata shiu që sollën përmbytje në disa zona të kryeqytetit si dhe trafik të rënduar. Brenda një orë në Tiranë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak regjistroi rënie të 13 milimetrave shi në një orë.

Zona më e dëmtuar ishte Mirdita ku dalja nga shtrati i ujit të Përroit i Zmejës në Tarazh shkaktoi prezencë të ujit në oborret e disa banesave. Përroi doli nga shtrati rreth orës 05:00 të ditës së sotme duke vërshuar në rrugë, toka bujqësore dhe banesa. Report Tv solli pamjet ku duket një rritje e madhe e nivelit të ujit që ka shkaktuar përmbytje të disa banesave ndërsa banorët kërkuan ndihmë nga emergjencat civile. Në mesditë Ministria e Mbrojtjes informoi se niveli i ujit është stabilizuar pas ndërhyrjes së strukturave lokale të emergjencave civile. Kryebashkiaku i Mirdites, Albert Mëlyshi, kërkon mbështetjen e qeverisë për të riparuar rrugët e urat e dëmtuara.

Rënia e gurëve dhe inerteve solli bllokimin për disa orë të rrugës nacionale Skuraj-Burrel e cila u hap në mesditë në njërën korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes sidomos në zonën e Shkopetit.

Në Vlorë rrebeshi që përfshiu qytetin mëngjesin e sotëm përmbyti disa rrugë të qytetit.

Shumë banorë të lagjes ‘Albano dhe Romina’ mbeten të bllokuar, ndërsa uji arrin në 30 centimetra. Banorëve iu desh të ecnin mes ujit. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se përmbytjet vijnë për shkak të ndërtimeve pa kriter mbi kolektorë. Për kanalizimet ne lagjen “Albano e Romina”, ndër më problematiket ne Vlorë kërkon financim nga qeveria.

Edhe në Durrës reshjet shkaktuan përmbytje. Nga pamjet e Report Tv shihet që  kryqëzimi tek shkolla “Qemal Mici” u përmbyt, duke vështirësuar lëvizjen e nxënësve, mësuesve e prindërve. Po kështu u përmbytën zona rreth stadiumit, Plazhit, Plepa dhe tek “Ura e Dajlanit”. Me rënien e intensitetit të reshjeve, rreth mesditës situata u normalizua.

Përmes një postimi në facebook kryeministri Edi Rama deklaroi se strukturat shtetërore ndodhen në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Ai ndau disa foto në Facebook dhe i bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Edhe në disa qytete të tjera si Kurbin, Kukës, Tropojë, Shkodër, Durrës dhe Sukth, u raportuan disa vështirësi.

Ndërkohë reshjet pritet të vijojnë, ndonëse jo me intensitet kaq të lartë, gjatë gjithë javën tha Anira Gjoni nga Instituti Gjeoshkencave në një prononcim për Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Rritet niveli i lumit Ishëm në Fushë Krujë, rrezikon të dalë nga shtrati

1699458588_lumiishem.JPG

Shiu i dendur që ka rënë në 24 orët e fundit kanë bërë që niveli i ujit të lumit Ishëm në Fushë Krujë të rritet ndjeshëm. Aktualisht nuk raportohet për përmbytje apo problematika por nëse reshjet do të vijojnë lumi rrezikon të dalë nga shtrati dhe të përmbysë disa fshatra si Murqina, Mallkuci, Derveni. Likmete.

Ora 14:04
Moti i keq/ Rikthehet qarkullimi në aksin Skuraj-Burrel, hiqen gurët

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vendin tonë si pasojë e motit të keq. Ministria njofton se ka nisur qarkullimi në aksin Skuraj-Burrel, pasi është bërë e mundur heqja e gurëve që kishte bllokuar këtë aks.

"Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, informon opinionin publik për situatën e reshjeve në vendin tonë. Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile në Prefektura dhe Bashki, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata në disa zona të prekura nga reshjet me intensitet mesatar paraqitet si më poshtë:

Në Lezhë, në aksin rrugor Skuraj-Burrel, ka ndodhur rënie masive e gurëve dhe bllokim i rrugës. Aktualisht, rrugët janë pastruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet në fshatin Shkopet.

Në Mirditë, uji nga perroi Zmeja ka dalë nga shtrati në disa vende, shkaktuar prezencë të ujit në oborrat e disa banesave. Aktualisht, niveli i ujit është stabilizuar pas ndërhyrjes së strukturave lokale të emergjencave civile.

Në Vlorë, ka pasur prezencë të ujit dhe inertesh në disa zona të vogla, por situata është në përmirësim dhe strukturat lokale të mbrojtjes civile po punojnë për normalizimin e plotë.

Në disa qytete të tjera si Kurbin, Kukës, Tropojë, Shkodër, Durrës dhe Sukth, janë raportuar disa vështirësi, por të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetarët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile dhe strukturave të Mbrojtjes Civile në Prefektura dhe Bashki, ndjek në kohë reale situatën duke koordinuar dhe bashkërenduar strukturat operacionale të pushtetit vendor dhe qendror për menaxhimin e çdo emergjence të krijuar", njofton ministria. 

Ora 13:29
Moti i keq në vend, Rama thirrje drejtuesve të automjeteve: Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri përsërit thirrjen që drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Postimi i plotë i Ramës:

MOT I RËNDUAR

Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor

 

Ora 13:27
Moti i keq/ Përmbytet Qendra shëndetësore në Sukth

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin tonë, kanë përmbytur qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit. Brenda ambienteve ka prani uji, duke e bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët.

Për pastrimin e ujit do të ndërhyhet nga mjetet e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime.

Ora 12:45
Moti i keq, Balla: Ekipet në terren, drejtuesit e mjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se të gjitha ekipet e emergjencës janë në terren pas përkeqësimit të motit. Balla u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

“Pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë terren për të siguruar kthimin në normalitet Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, tha Balla.

Ora 11:23
Përmbytjet në Vlorë, banorët mes ujit në lagjen "Albano dhe Romina", Kryebashkiaku Dredha: Problem inxhinierik, pallate mbi kolektorë! Kërkojmë financim nga qeveria

Reshjet e dendura që përfshinë Vlorën mëngjesin e sotëm përmbyti disa rrugë të qytetit.

Lagjja ‘Albano dhe Romina’ dhe rruga e portit dhe pranë bibliotekës u përmbytën. Banorëve u është dashur të ecin në mes të ujit i cili arriti deri në 30 centimetra.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha tha se situata është e përsëritur për shkak të ndërtimeve pa kritere mbi kolektorë. Ai kërkon financim nga qeveria për ta zgjidhur problematikën.

“Është problem i mbartur prej vitesh. Problem inxhinierik. Do projekt ta zgjidhim një herë e mirë këtë punë. Po ushtrojmë presion tek qeveria ta zgjidhim një herë e mirë këtë situatë. Është problem i mbartur nuk kemi çfarë të bëjmë. Është një project për të cilin jemi në dakordësi ta realizojmë' tha Dredha. 

 

 

 

Ora 10:22
Reshjet/ Në Mirditë përroi i Zejmenit doli nga shtrati, prani uji në oborret e disa banesave! Defekte në sistemin energjetik në Kukës, Tropojë, Shkodër

Ministria e Mbrotjes bën një bilanc për situatën në vend të shkaktuar nga rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.

“Po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.

Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”. 
 Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër. Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.

Ora 10:00
VIDEO/Mirditë, përroi i Zmejës del nga shtrati, përmbyten toka bujqësore dhe disa banesa në fshatin Tarazh

 

Përroi i Zmejës në Mirditë ka dalë nga shtrati duke përmbytur shtëpi, toka bujqësore dhe vreshta në fshatin Tarazh.

Banorët e bllokuar kërkojnë ndihmë nga emergjencat civile.

Ora 09:12
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, përmbyten rrugët në 'Don Bosko', uji del nga puseta

 

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish probleme në Tiranë. Në zonën e ‘Don Boskos’, rrugët janë të mbuluara nga uji duke shkaktuar vështirësi të madhe në qarkullim.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, uji del nga një prej pusetave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ora 09:06
VIDEO/ Moti i keq, stuhi shiu në Vlorë! Përmbyten rrugët

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Report Tv sjell pamje nga Vlora, ku ka filluar stuhi shiu.

Si pasojë e reshjeve të dendura shiu disa rrugë janë përmbytur në zonën e quajtur 'Skela', Rruga e Portit dhe pranë Biblotekës.

Ora 08:57
Moti i keq në Lezhë/ Po punohet për lirimin e aksit Skuraj-Burrel, prezencë uji në oborret e banesave në Rrëshen

 

Në qarkun e Lezhës është fryrë i Zmejës, për pasojë disa banesa në Rrëshen rrezikojnë përmbytjen. Në oborrin e tyre ka prezencë uji. Ndërkohë, po punohet për lirimin e aksit Skuraj-Burrel, i cili është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 08.11.2023, ORA 08:30

Në territorin e qarkut Lezhë, vazhdojnë reshje e shiut. Gjatë orëve të natës deri në mëngjes, kemi patur reshje shiu me intensitet të mesatar, hera herës deri të lartë, por pa krijuar problem. Sipas të dhënave të Shërbimit Metereologjik Ushtarak, Gjadër dhe Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit kanë rënë mesatarisht 36 mm shi. Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohen problem në rënien e inerteve në rrugë në njësinë Administrative Milot, në fshatin Shkopet, po kështu raportohet dhe në fshatin Delbnisht, afër kufirit me fshatin Shullaz. Në Shkopet janë prezent edhe forcat e policisë Kurbin qe po disiplinojne trafikun.

Nga firma Geci vazhdon puna  për pastrimin e inerteve nga rruga, dhe në të dytën nga strukturat e bashkisë Kurbin me Drejtorin Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit. Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë nuk raportohen probleme. Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohen problem në qytetin e Rreshenit, nga dalja e lumit (përroit) të Zmejës, në disa vende përroi ka dalë nga shtrati, si rezultat kemi prezencë uji në oborret e disa banesave por jo në banesa. Po punohet me strukturat e MC dhe MZSH të bashkisë për normalizimin e gjendjes.

Kuotat e lumenjve Drin e Mat deri tani kemi rritje të kuotave por pa problem. Probleme të furnizimit me ujë të pijshëm nuk raportohet, kurse me dhe energji elektrike kemi patur ndërprerje të furnizimit, kryesisht në zonat rurale, përshkak të rrjetit të amortizuar.

Ora 08:16
Durrës/ Mbushen me ujë rrugët pranë stadiumit, prindërit marrin fëmijët në krah për t’u kaluar rrugën (VIDEO)

Reshjet e shumta të shiut kanë mbushur me ujë rrugët pranë stadiumit të futbollit "Niko Dovana" dhe te rruga "Egnatia" që të çon në Currila. Report Tv sjell pamje nga rrugët e mbushura me ujë që kanë krijuar vështirësi për kalimin e qytetarëve.

Në video shihet se si prindërit marrin në krahë fëmijët për t’i kaluar në anën tjetër të rrugës në mënyrë që të shkojnë në shkollën ‘Qemal Mici’.

Po kështu u përmbytën zona rreth stadiumit, Plazhit, Plepa dhe tek “Ura e Dajlanit”. Me rënien e intensitetit të reshjeve, rreth mesditës situata u normalizua.

Ora 07:51
VIDEO/ Fryhet i përroi i Zmejës, banesa në Rrëshen e rrethuar nga uji! Rrezikohet përmbytja

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, përroi i Zmejës është fryrë dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.

Report Tv sjell pamje të një prej banesave, e cila siç duket është rrethua nga uji në të katërta anët.

Ora 07:46
VIDEO/ Reshje të shumta shiu përfshijnë Tiranën që orët e para të mëngjesit! Fryhet Lana

Tirana është zgjuar sot nga reshjet e shiut. Që në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshje të shumta shiu.

Report Tv sjell pamje, ndërsa shihet se është fryrë edhe lumi Lana në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kujtojmë që në këtë zonë u krijuan problematika të premten e kaluar kur vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’. Lana doli nga shtrati dhe banesat pranë Pallatit me Shigjeta u përmbytën.

Gjatë gjithë ditës së sotme meteorologët kanë parashikuar që të ketë stuhi shiu dhe breshër. Në darkë pritet që të ulet intensiteti i reshjeve.

Ora 07:19
Stuhi shiu dhe breshër, parashikimi i motit për sot

1673863542_reshjeshiu.JPG

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë fillimisht në veriperëndim e më pas lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug të vendit. Reshjet do të jenë të herëpashershme  dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 16 °C

në zonat e ulëta 9 deri 20°C

në zonat bregdetare 13 deri 22 °C.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/11/2023 00:56

    Perse doni t'i beni presion qeverise per pallate te ndertuara mbi kolektore ne menyre te jashteligjshme z.Dredha?! Shembini te gjithe ata te ndertuar mbi kolektore, pa te drejte demshperblimi dhe zgjidhet problemi! Kush ka marre apt.ne pallate te tilla,te hedhe ne gjyq firmat qe i kane ndertuar per demshperblim,t'ju marrin dhe lekuren e trupit po te mundin.Vetem keshtu vene mend keta.

    Përgjigju
  • Beso: 08/11/2023 19:31

    Epo 8 vjete Leli hante miza. E kishte mendjen te zihej me nenpunesit.

    Përgjigju
  • Alb: 08/11/2023 12:35

    Shtet rrumpalle nerto ven pa ven.

    Përgjigju
  • Vlore: 08/11/2023 12:11

    Te drejte ka kryek…ari bashkise Vlore eshte problem i mbartur.po kujtojani pak qe e kemi te mbartur nga Babi tij kur ka qene kryetar apo smban mend ky se ka qene i vogel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion