Moti i keq me rreshje intensive të shiut gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar rrëshqitjen e dherave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas korrespodentit tonë Armand Xhelilaj, disa banesa janë shembur, duke bllokuar dhe akset rrugore.
Rrëshqitje dherash ka patur edhe në rrugën që lidh komunën e Ishmit me rrethin e Durrësit, duke u kthyer kështu në një burim aksidentesh.
Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan jo vetëm përmbytjen e mijëra ha tokë bujqësore, por edhe rrëshqitjen e dherave me pasoja të rënda tek dhjetëra banorë.
Një situatë të tillë e gjejmë në zonën e Ujit të Ftohtë mbi shkollën tregtare në Vlorë, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave, disa shtëpi kanë pësuar plasaritje duke u kthyer në të pabanueshme, ndërsa shumë të tjera janë në rrezik.
Redaksia Online
(b.g/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com