Moti i keq në Pukë, rrebeshi lë shumë zona pa energji dhe kabuj të tensionit të këputur në rrugë! OSHEE në terren për të riparuar defektet, këshillohen udhëtarë dhe banorë (VIDEO)

Pukë- Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në zonën e Pukës po përballen me kushtet e vështira atmosferike që karakterizojnë zonën në këtë mbrëmje (20 Nëntor), kur territori i bashkive Pukë e Fushë-Arrëz po përballen me takim stakimet e hërpasherëshme të energjisë. 

Këto pamjet vijnë nga terreni dhe na kthejnë dekada pas, duke kujtuar “Dedën në Shtyllë”. Mungesa e remonteve gjatë verës, mungesa e bazës materiale për riparimet e nevojshme, po sjell këtë situatë deri në rrezikimin e atyre pak punonjësve që mbulojnë defektet elektrike në zonën malore. 

Informohet se rrebeshi i shirave ka lënë shumë zona të Pukës pa energji. Takim-stakime të vazhdueshme dhe në qytet. Në disa zona rurale ka këputje të përcjellësve. Këshillohet kujdes për ata që udhëtojnë në Pukë-Fushë-Arrrëz, pasi përgjatë rrugës ka linja të tensionit të ulët dhe atij të mesëm të këputura. Në afërsi të “Gështenjës se Rrapës” një përcjellës i tensionit gjithashtu ndodhet i varur mbi rrugë. Po kështu raportohet se përgjatë akseve rrugore ka rrëshqitje inertesh.

Puka ka një sërë fshatrash ku mungojnë dhe rrugët automobilistike, çfarë bën që ato pak elektricistë  të mbetur në zonë, të përballojnë sfida deri ne rrezik për jetën.


Lajmi kryesor:

'Priten reshje të dendura', IGJEUM: Në veri të vendit do ketë intensitet të lartë shirash në Shkodër, Kukës, dhe Dibër! Moti i keq edhe në Tiranë dhe Elbasan


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?