Si pasojë e motit të keq gjatë natës, në baypassin e Vlorës, mbi zonën e Kaninës, ka pasur rrëshqitje gurësh.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se kanë qenë vetë drejtuesit e mjeteve ata që kanë sinjalizuar Policinë e Vlorës për praninë e gurëve në rrugë, të cilët kanë rrezikuar qarkullimin.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit, pasi aktualisht në këtë aks qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë problem tjetër mbetet Qafa e Vishës, për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Autoritetet thonë se ndërhyrja është e rrezikshme, për shkak se bien gurë çdo ditë, prandaj është duke u menduar për një ndërhyrje të gjatë.

Moti i keq ka shkaktuar problematika të vogla edhe në akse të tjerë rrugore të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:36
Merr fund izolimi disa-ditor, hapet rruga që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj në Vlorë

1770539892_xgyduju.JPG

Ka përfunduar hapja e rrugës që lidh fshatin Matogjin me Bashajn, e cila ishte bllokuar prej rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar për disa ditë nga pjesa tjetër e zonës, pa asnjë mundësi lëvizjeje për banorët.

Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë qenë në terren, duke punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ.

Aktualisht, rruga ka përfunduar, por gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë dhe të montohet ura metalike pranë një përroi, e cila do ta bëjë aksin plotësisht të kalueshëm dhe më të sigurt për banorët e zonës.