TIRANE- Moti i keq me erë e shi të rrëmbyeshëm që përfshiu jugun e vendit ditën e djeshme shkaktoi një aksident. Një efektiv i policisë kufitare humbi jetën mëngjesin e sotëm në spital pasi dje pasdite u aksidentua me makinë teksa kthehej nga puna për në shtëpi. Miho Mihali, 51 vjeç po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të fshatit Krinë ku dhe banonte, kur automjeti në të cilën po udhëtonte, tip Fiat punto me targa italiane, As 754 Yb (ne foto) doli nga rruga në aksin rrugor rural midis fshatit Krinë dhe Asim Zeneli të Komunës Antigone të rrethit Gjirokastër. Policia mori njoftimin për aksidentin rreth orës 17: 30 minuta të 14 shtatorit.
Policia njoftoi se makina ka dalë nga rruga, duke u përmbysur, si pasojë e mjegullës dhe shiut të rrëmbyeshëm që binte. 51 vjeçari ka marrë plagë të rënda , por ka mundur të njoftojë kolegët e tij dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë duke e transportuar urgjent për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore. Por ndihmës mjekësore dhe ndërhyrjes kirurgjikale, Mihali nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
"Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor, ku ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit nga ana e drejtuesit të automjetit si pasojë e motit të keq me rreshje të dendura dhe mjegull."- njoftoi sot në mëngjes policia.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com