Moti i keq i ditës së sotme ka shkaktuar probleme me tragetet me që mbërrin nga Italia.

Deti i trazuar ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve në portet e Durrësi dhe të Vlorës. Në Durrës janë vënë re vonesa në oraret e mbërritjes së trageteve.

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi, me 100 pasagjer në bord, nuk arrin të ankorohet për shkak të forcës së lartë të dallgëve. Forca në det të hapur ka rritur në 8 ballë, ndërkohë që në port kapitaneria ka regjistruan një forcë 5-6 ballë, era frynë me një shpejtësi prej 55km/h.

Për shkak të detit të trazuar dhe erës së fortë, porti i Vlorës është detyruar të ndërpres përkohësisht punimet.