Moti i keq i shoqëruar me reshje të shumta në Shkodër ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike. Por kjo situatë është menaxhuar nga OSHEE Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se pas dy ditësh punë intensive prej motit të vështirë është bërë i mundur furnizimi me energji elektrike i të gjithë rajonit të Shkodrës.
Në terren kanë qenë rreth 116 punonjës të cilët pavarësisht motit të keq kanë shkuar në zonat ku ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike ku janë riparuar defektet dhe është rikthyer energjia elektrike.
OSHEE në Shkodër është në gadishmëri në përballimin e kësaj situatë dhe kërkon mirëkuptimin e banorëve kur ka mungesë të energjisë elektrike.