Moti i keq, shkollat do hapen pas një jave
Ata duket se do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë gjithë kësaj jave dhe pritet që të rihapin dyert pas ndryshimit të kushteve meteorologjike. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga komunikimet që ka pasur me drejtoritë arsimore të zonave problematike, nuk ka pasur dëme në objektet shkollore, por situata po rëndohet gjithnjë e më shumë.
TIRANE- Një pjesë e madhe e shkollave në vendin tonë, janë mbyllur si pasojë e motit të keq. Ata duket se do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë gjithë kësaj jave dhe pritet që të rihapin dyert pas ndryshimit të kushteve meteorologjike. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga komunikimet që ka pasur me drejtoritë arsimore të zonave problematike, nuk ka pasur dëme në objektet shkollore, por situata po rëndohet gjithnjë e më shumë. "Sipas deklarimeve të drejtuesve në këto rrethe, situata po rëndohet për shkak të reshjeve të dendura të ditës së sotme.
Nga DAR-të konfirmohet se hapja dhe vijimi i procesit mësimor do të jetë në varësi të Komitetit të Emergjencës. Drejtuesit e këtyre DAR/ZA-ve janë duke e ndjekur situatën, pasi janë anëtarë të Komitetit të Emergjencës në rrethet e tyre", - thuhet në njoftimin për shtyp të MASH-it. Më tej ministria e Arsimit bën të ditur se nga drejtuesit e DAR/ZA-ve Dibër, Kukës, Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Pukë, Bulqizë, konfirmohet se vijon e njëjta situatë atmosferike. "Nga ana tyre është komunikuar me drejtuesit e shkollave, që banojnë pranë shkollave, nga ku rezulton se nuk ka dëmtime në infrastrukturën shkollore. Drejtuesi e ZA -së Tropojë konfirmoi se po punon me të gjithë drejtuesit e shkollave dhe anëtarët e shtabit të emergjencës për heqjen e borës nga çatitë e objekteve shkollore. Në ZA Librazhd nuk zhvillohet mësim në komunat Orenj, Lunik, Rajcë dhe komuna Qendër. Në ZA Mat, nuk zhvillohet mësim në komunat Xibër (Xibër, Suç, Kurdari), Komsi (Frang) dhe Rukaj (1 shkollë). Në DAR Korçë dhe ZA-të Kolonjë, Pogradec, Devoll mësimi ka filluar në shkollat dhe qendrat që nuk kanë probleme me transportin. ZA Devoll mësimi nuk zhvillohet vetëm në Arzë dhe Vidohovë. Ndërsa, në ZA Pogradec nuk zhvillohet mësim në komunat Trebinj dhe Proptisht", - njofton ministria e Arsimit.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.7%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 953
Lajme të tjera
-
Armand Duka ia bën të qartë Sylvinhos: Koha e humbjeve dinjitoze ka marrë fund
30 Mars, 10:00
-
Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh
30 Mars, 09:55
-
Berisha: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin! Ligji ka bazë kushtetuese, do insistojmë ta çojmë në Kuvend
30 Mars, 09:53
-
Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale
30 Mars, 09:39
-
Dea bëhet lidere, Olta i jep këshillën ‘gjeniale’: Tani bëje lëmsh gjithë shtëpinë
30 Mars, 09:38
-
Ndeshja e fundit e sezonit, tifozët e Arsenalit blejnë biletën për 28 mijë euro
30 Mars, 09:36
-
Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin
30 Mars, 09:30
-
Sot dita botërore e mjekëve, Presidenti Begaj uron ‘bluzat e bardha’: Respekt dhe mirënjohje
30 Mars, 09:26
-
Homazhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP/ Gafa e radhës e Deamishel: I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës (VIDEO)
30 Mars, 09:19
-
BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energjinë e ripërtëritshme, synon të rrisë burimet nga era dhe dielli
30 Mars, 09:17
-
Gjermania miraton pr/ligjin për migracionin, do lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani të punësohen
30 Mars, 08:58
-
Beteja e Tiranës dhe diferencat e thella midis palëve
30 Mars, 08:52