Moti i keq, anulohen lundrimet e linjës Ankona-Durrës dhe shtyhen ato të Durrës-Bari

Moti i keq, anulohen lundrimet e linjës Ankona-Durrës dhe shtyhen ato të Durrës-Bari

Foto ilustruese

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ka ndikuar në lundrimin e trageteve me Italinë. Këtu Autoriteti Portual në Durrës njofton se konkretisht trageti ‘Rigel VII’ i linjës Durrës-Bari ka shtyrë lundrimet drejt Barit për në orën 8 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Po ashtu edhe trageti ‘GNV Blu’ ka anuluar lundrimin drejt Barit dhe do të rikthehet në linjë ditën e nesërme.

Ndërkohë kompania "Adria Ferries"  ka anuluar nisjet nga Bari për Durrës me tragetin "AF MARINA" dhe nga Ankona për Durrës me tragetin "AF CLAUDIA". Ndërsa kompania "Ventouris Ferries" bën të ditur se trageti "Rigel III" do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme.

‘Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se,: Linja Durrës-Bari: Trageti "Rigel VII" do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).

Trageti "GNV Blu" anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.  Linja Ankona-Durrës: Kompania "Adria Ferries" njofton se si pasojë e motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin "AF MARINA" dhe nga Ankona për Durrës me tragetin "AF CLAUDIA".

Ndërsa kompania "Ventouris Ferries" bën të ditur se trageti "Rigel III" do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.’- njofton Autoriteti Portual Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Reshje të dendura shiu, në Shkodër bllokohet rruga Prekal-Mali i Shoshit nga rrëshqitja e dherave

Reshjet intensive të shiut prej dy ditësh tanimë kanë shkaktuar probleme në qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit të fundit, deri në orën 19:00 ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë, po ashtu vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit- Ndrejaj, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.

Po ashtu mësohet se është bërë e mundur hapja e rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë që ishte bllokuar natën e kaluar.

‘Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 19.00, paraqitet si me poshte: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.80 m me nje rritje prej 10 cm me oren 15.00 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.25 m me nje rritje prej 5 cm me oren 15 ( kuota max 8.70 m ). Rruga Prekal - Mali Shoshit - Ndrejaj është e bllokuar nga rreshqitjet e dherave e gureve. Eshte bere hapja e rruges Mes-Ura e Shtrenjte e cila ishte bllokuar nga rreshqitja e nje masivi dherash, naten e kaluar.’- njofton bashkia Shkodër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë