KORÇË- Dy fshatra në Korçë Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që kanë 'mbërthyer' juglindjen. Përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë bërë përmbytjen e rrugëve të këtyre zonave. Uji ka vërshuar në rrugë, banesa por edhe në varrezat e fshatrave, Zëmblak dhe Shamoll.
Qytetarët janë prononcuar për mediat ku thanë se uji ka hyrë edhe në disa banesa. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Braho situata është kritike, uji ka vërshuar në të fshatrat e bashkisë Maliq ndërsa qytetarët duken të frikësuar në orët e vona të natës.
“Përmbytje rrugësh, shtëpi. Ka hyrë në banesa dhe i ka hyrë nëpër dhoma uji.
Të gjithë kemi dëme, kemi dëme në shtëpi, oborri është mbushur me ujë, bagëtitë nuk i nxjerrim dot.”- thanë banorët.
Një prononcim e pati edhe prefekti Nertil Jole i cili u shpreh se situata është drejt normalizimit dhe se nuk ka dëme në banesa, megjithatë banorët pretendojnë të kundërtën. Uji vërshoi në të gjithë zonën duke marrë përpara çdo gjë, madje edhe varrezat e fshatrave janë përmbytur.
Në terren ndodhet ekipet e emergjencave, që po punojnë për të hapur rrugët e brendshme të fshatit.
Situata nga moti i keq vijon të jetë problematike në dy fshatra në Korçë. Uji ka vërshuar në rrugë, banesa por edhe në varrezat e fshatrave, Zëmblak dhe Shamoll.
Pamjet duken apokaliptike në dy fshatrat e Korçës Zëmblak dhe Shamoll ku uji ka vërshuar në rrugët e këtyre zonave. Banorët u prononcuan për mediat ku thanë se uji u ka hyrë edhe në banesa.
“Përmbytje rrugësh, shtëpi. Ka hyrë në banesa dhe i ka hyrë nëpër dhoma uji.
Të gjithë kemi dëme, kemi dëme në shtëpi, oborri është mbushur me ujë, bagëtitë nuk i nxjerrim dot.”- thanë banorët.
Rrugët e dy fshatrave në Korçë, Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut. Një qytetar u prononcua për Report Tv, ku tha se edhe pse ekipet e emergjencës erdhën shpejt, shiu po binte si i rrëmbyer dhe nuk patën mundësi të bënin shumë.
“Një familje u dëmtua nga reshjet. Ekipet erdhën shpejt po nuk kishin mundësi se çfarë të bënin ishte i rrëmbyer, s’bënin dot gjë. Ndodh shpesh në këtë periferi, shumë shpesh.”- tha qytetari.
Prefekti Nertil Jole ka folur për mediat lidhur me situatën problematike në qarkun Korçë ku janë përmbytur dy fshatra për shkak të motit të keq.
“Jemi në situatën e fshatit të Zëmbalukut ku situata ka qenë me e agravuar. Nuk kemi patur dëme në banesa dhe materiale përveçse në disa rrugë. I vetmi problem ka qenë në një stallë të një fshati. Me ekspertët kemi diskutuar se kush do të jenë nyjet me problematike. Situata është problematike dhe drejt normalizimit, kemi dhe mbështetjen e banorëve.”- tha ai.
Pse mbrojtja civile nuk ndërhyn më parë për mbrojtjen e zonave të banuara por prisni kur ndodh fatkeqësia?
Përgjigju