Moti i keq/ Tërhiqet uji në Lezhë, 220 ha tokë të përmbytura në gjithë qarkun! Nis bora në Malësinë e Krujës, Qafshtama 'vishet me të bardha'

Moti i keq/ Tërhiqet uji në Lezhë, 220 ha tokë të përmbytura në gjithë qarkun! Nis bora në Malësinë e Krujës, Qafshtama 'vishet me të bardha'

Bora në Qafshtamë

LEZHË- Me përmirësimin e kushteve të motit, ka pasur edhe tërheqje të ujit në qarkun Lezhë, ndonëse vijojnë të ketë sipërfaqe nën pushtetin e ujit.

Ndërkohë, reshjet e para të dëborës kanë nisur në Malësinë e Krujës. Trashësia e dëborës ka shkuar në 7 cm. Si rezultat i dëborës, Qafshtama ka dhuruar pamje shumë të bukura nga petku i saj i bardhë. Deri më tani nuk raportohet për probleme apo rrugë të bllokuara.

Nga ana tjetër, nuk raportohet për probleme në qarqet e tjera të vendit. 

Vijon...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:33
VIDEO/ Bie borë në Malësinë e Krujës, trashësia 7 cm! Qafshtama ‘vishet me të bardha’

 

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Malësinë e Krujës. Gjatë natës, si pasojë e uljes së temperaturave në fshatrat Shkretë dhe në kampin e Qafshtamës ka rënë dëborë, trashësia e së cilës ka shkuar në 7 cm. Deri më tani nuk raportohet për probleme apo rrugë të bllokuara.

Ora 09:10
Moti i keq/ Tërhiqet uji në Lezhë, 220 ha tokë të përmbytura në gjithë qarkun

Nga 430 hektarë tokë bujqësore është nën ujë, sot janë në total 220 ha tokë të përmbytura në të gjithë qarkun e Lezhës. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat janë normale

“Lumi Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m  në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha të përmbytura.

Total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë  dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme”, njoftojnë emergjencat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 14/12/2022 01:04

    NE FOTO DUKEN KODRA E MALE PA PEME,,,BASHKITE TE MBJELLIN PEME NE KODRA E MALE,,,SEPSE NDRYSHE DO KETE EROZION DHE SHKARJE TE DHERAVE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë