Stuhi dhe reshje të dendura shiu/ Uji vërshon në hotelet dhe bizneset e Velipojës, përmbyten disa rrugë në Durrës (VIDEO)

Moti i keq me stuhi të forta ka sjellë përmbytje në Velipojë, duke bërë që uji të vërshojë në bizneset e hotelet që janë ndërtuar pranë bregdetit.

Janë mbi 10 biznese që kanë prani uji në objektet të tyre. Rrezikshmëria do të jetë edhe më e madhe nëse moti do të vijojë të jetë i tillë në ditët në vazhdim. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja, thotë se niveli i ujit në hotele dhe biznese aktualisht është rreth 30 cm.

Këto janë biznese që janë ndërtuar shumë pranë vijës bregdetare. Edhe vetë banorët kanë kërkuar që të evidentohet një problematikë e tillë me të cilën janë përballur ditën e sotme, nga frika se kjo mund të zgjasë. Pas përmbytjes, në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet uji, për të normalizuar situatën. Kujtojmë se edhe para 3 vitesh Shkodra është përmbytur për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut përmbytje janë shkaktuar edhe në disa rrugë qytetin e Durrësit. Të përmbytura janë disa rrugë përreth stadiumit, dhe te shëtitorja Taulantia. Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanalizimeve. 

Ditët e fundit në të gjithë vendin ka mbizotëruar mot me reshje shiu e dëbore, dhe nuk dihet se si do të jetë situata në vazhdim.

1609345877_page.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Bashkia e Lezhës mesazh qytetarëve: Priten reshje të shumta shiu që mund të rrezikojnë familje në zonat me risk

Duke pasur parasysh motin e keq Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët se priten reshje të shumta shiu, të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme, qarkullimin me makina, si edhe mund të sjellin përmbytje të tokave duke rrezikuar familje në zonat me rrezik të lartë.

Njoftimi i bashkisë:

Të nderuar qytetarë lezhjan!

Duke ju uruar festa të mbara, Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.

I gjithë stafi i Bashkisë, i cili është përgjegjës për çështjet e emergjencave civile është në gadishmëri të plotë të pëballuar situaten.

Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t'u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhe.

Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose na shkruani në inbox.

Ora 20:48
Moti i keq, drejtori rajonal i OSHEE: Grupet e punës janë shpërndarë, po merren me defektet

Drejtori rajonal i OSHEE, Armand Zhuka ka folur për situatën e krijuar nga moti i keq me furnizmin me energji elektrike në zonën e Lezhës, duke thënë se grupet e punës janë në terren dhe momentalisht nuk janë pa energji 20 fshatra.

"Situata është e vështirë nga moti dhe jo nga stafi, grupet e punës janë shpërndarë në terren dhe po merren me të gjithë defektet. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët duke marrë parasysh kohën e keqe. Situata është e rehabilituar në këto momente, nuk janë ato 20 fshatrat pa energji. Difekte sporadike ka pasur sepse i tillë mot është", tha ai.

Ora 20:28
Mot me shi dhe reshje, rrëshqitje dherash e gurësh në Rrugën e Kombit

1609356645_rreshqitjedherashrrugaekombit1770x367.jpg

Si pasojë e motit të keq ka patur rrëshkitje dherash dhe gurësh në Rrugën e Kombit.

Duke qenë se ka pasur rrëshkitje gurësh dhe dherash, 6 makina po bëjnë pastrimin e tyre.

Megjithatë kjo nuk ka shkaktuar problem për qarkullimin e makinave, por duhet bërë kujdes për shkak të lagështisë nga reshjet e shiut dhe të stuhisë që ka përfshirë rrugën e Kombit nga Fani deri në Kukës.

 

Ora 19:38
Moti i keq, rrezikon ura në Tropojë

1609353629_shielabsan.jpg

Edhe qyteti i Tropojës është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme.

Sipas informacionit të marrë nga administratori i njësisë Adminastrive Bujan i cili bëri verifikimet në terren në lidhje me urën te ish reparti i tankeve në Dezdar, raportohet se ajo është e kalushme nga makinat thjesht ka rritje të nivelit të ujit e cila shkakton gërryerje të asfaltit.

Ndërsa situata në njësitë e tjera të bashkisë Tropojë është normale.

Ora 17:58
Stuhi dhe reshje shiu, mbi 20 fshatra të Lezhës mbeten pa drita

1609347703_8888888.jpg

Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka krijuar probleme me furnizimin me energjinë elektrike në zonën e Lezhës.

Mbi 20 fshatra të Lezhës janë pa energji elektrike! Problemet me energjine në Lezhë janë shfaqur prej 24 orësh në njësite administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh. Ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia elektrike.

*Përditësim! Në një tjetër njoftim bëhet me dije se falë punës së OSHEE, energjia elektrike është rikthyer në disa zona/

Ora 17:45
Moti i keq, përmbyten disa rrugë përreth stadiumit në Durrës! Shkak bllokimi i kanalizimeve

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Durrësit. Report Tv mëson se janë përmbytur disa rrugë përreth stadiumit dhe te shëtitorja Taulantia.

Uji është ngjitur në nivelin e trotuarit dhe si pasojë e përmbytjeve është krijuar edhe trafik makinash. Shkak i përmbytjeve mësohet se është bërë bllokimi i kanalizimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 31/12/2020 00:12

    NE shqiptaret i kemi bere punet mbrapsh,,sa turp,,,sepse duket sikur kemi pasur njeri mbrapa nesh dhe nxitojme dhe bejme gjerat jo te sakta,,,ne bregdet vihet re qe ka pasur shume nxitim ,,dhe kemi kaluar ne marrezi duke bere pallate te pavlera,,KUR DUHEJ TA KISHIM MBUSHUR BREGDETIN ME RESORTE E HOTELE,,,,tani vetem edi rama e ka kuptuar kete marrezi dhe ka filluar te prishe pallate ne vlore 10 me duket ,,por kjo eshte e ulet dhe duhet te shtrihet ne te gjithe bregdetin,,,velipoja,,durresi,,golemi,,vlora,saranda ,,duhej te kishte nje plan madhor urbanistik me projekte te gatshme nga studio serioze vendase apo te huaja nuk ka rendesi me resorte dhe hotele me 5 yje ,,qe te punesonim 1 milion shqiptare aty,,nuk ka pse te ikin shqiptaret per pune jashte ,,kur kemi nje bregdet te mrekullueshem ,,diell dhe ushqime te shkelqyera,,,...e ardhmja e ekonomise tone eshte TURIZMI--BUJQESIA--INDUSTRI E LEHTE PERPUNUESE....

    Përgjigju
  • All: 30/12/2020 21:29

    Nuk ka faj klima por dora e njeriute si kan nertu pa rregull dhe pa plan, dhe sote jeni ku jeni.

    Përgjigju
  • Pulaj: 30/12/2020 20:10

    Nuk ka asnje shans te permbytet Velipoja!! Bisneset e leshit kane rrethuar terrenin dhe nuk i kane lene ujit rruge te rrjedhe ne rrugen e vet mijera vjecare.......

    Përgjigju
  • VALEIRA: 30/12/2020 18:09

    NJEREZIT NUK DUHET TE HEDHIN LETRA DHE SHISHE PLASTIKE NE RRUGE ,,,ATO E BLLOKOJNE PUSETEN,,DHE PUSETAT DUHET TE JENE 10 CM POSHTE NIVELIT TE ASFALTIT ME PJERRESI NE ANET E PUSETES QE TE THITHIN UJIN,,,,DHE BASHKIA TE ANGAZHOJE PASTRUESIT QE TE BEJNE DHE PASTRIMIN E PUSETAVE NATEN SE BASHKU ME PASTRIMIN E RRUGEVE,,,TI SHTOHET RROGA ME 100.000 LEKE TE VJETER PER KETE PUNE.JO TI VJEDHIN LEKET,,...///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës