Moti i keq, veriu i Italisë përfshihet
nga përmbytjet, evakuohen banorët

Moti i keq, veriu i Italisë përfshihet<br />nga përmbytjet, evakuohen banorët
Veriu i Italisë është përfshirë  nga moti i keq dhe përmbytjet. Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Piemonte dhe Liguria.
 
Autoritetet e Emergjencës kanë nisur evakuimin e banorëve pas shembjes së banesave, dëmtimit të rrugëve dhe rrezikut të daljes së lumenjve nga shtrati.
 
Niveli i alarmit të kuq nga katastrofat natyrore është maksimal për shkak se moti i keq pritet që të vijojë edhe ditën e premte.
 
Shkollat dhe fabrikat janë mbyllur, qarkullimi është bllokuar, ndërsa drejtuesit lokalë u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat. 

Gjendja e emergjencës vijon të jetë prezente në Piemonte , ndërsa lumi Tanaro ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të shumta. Shumë rrugë dhe ura janë bllokuar duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Autoritetet i frikësohen lumit Po ndërsa të gjitha nivelet e ujit në shumë lumenj rriten ora orës. Deri më tani mediat italiane raportojnë se ka humbur jetën një peshkatar në Torinese.
 
Kryeministri Matteo Renzi po viziton qendrat operative të mbrojtjes civile në Piemonte. Ai u shpreh se gjendja  e emergjencës ende nuk ka kaluar për shkak të fryerjes së lumenjve.Që prej ditës së djeshme moti i keq ka përfshirë Italinë Veriperendimore dhe pritet që stuhitë të kalojnë drejt Mesdheut.
 


[gallery]19838[/gallery]




  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’